Tragjedia në Greqi, zbardhet dëshmia e stacionistit

59-vjecari ka hedhur fajin edhe mbi koleget e tij

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e përgjegjësit të stacionit të Larisës ,i cili dyshohet se ëshët shkaktari kryesor i tragjedisë. 59-vjecari ka fajësuar për ngjarjen e rëndë edhe kolegët e tij.

Aksidenti tragjik hekurudhor pranë Larisës, vijon të mbajë grekët me frymën pezull. Përgjegjësi i stacionit të Larisës, Vassilit Samaras 59 vjeç i cili akuzohet si shkaktari kryesor i tragjedisë me 57 viktima, në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 7 orë .

Ai ka treguar me detaje nga momenti i nisjes së trenit e deri tek përplasja fatale me trenin tjetër të mallrave, që shkaktoi vdekjen e 57 personave.

59-vjecari ka thënë se nuk e mbante mend plotësisht atë se çfarë ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë tua hidhte makinistëve të cilët sipas tij nuk njoftuan se çelësat nuk ishin të drejtë, por diagonalë.

“Ajo që mund të hamendësoj është se çelësi u kthye për një moment dhe më pas u shkëput dhe unë u ktheva në mur anësor pa ndërruar dritat në panel”, tha Vassilit Samaras, përgjegjës i stacionit.

I pyetur nëse duhet të kishte udhëzuar kolegun tjetër se cilën korsi duhej të ndiqte, ai dha këtë përgjigje.

“Më duhej t’i thoja se ai po lëviz në një linjë të dyfishtë. Por unë nuk i thashë të lëvizte në një linjë të vetme zbritjeje”, tha Samaras.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë. Mes viktimave ishin edhe 6 shqiptare.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share