Sulmi me thikë nga një 40-vjeçar në një qendër tregtare në Sidney la të plagosur edhe një foshnjë 9 muajshe. Sipas informacioneve nga mediat e huaja bëhet e ditur se foshnja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e foshnjës sipas mjekëve paraqitet e rëndë si pasojë e plagëve të marra.
Nga sulmi me thikë i cili u kthye në një tragjedi ndërroi jetë edhe nëna e foshnjës 9 muajshe. Ndërkaq autoritetet bëjnë të ditur se nëna e foshnjës mbetet ende e pa identifikuar ashtu sikurse viktimat dhe të plagosurit e tjerë. Mediat raportojnë se nëna e foshnjës iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk mundi që t’u mbijentonte plagëve të marra duke lënë pas fëmijën e saj vetëm 9 muajsh.
Kujtojmë gjithashtu se nga masakra në Sidney humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Mes viktimave është edhe autori i ngjarjes, i cili mendohet të jetë rreth 40 vjeç. Autori u plagos për vdekje nga një punonjës policie pasi sipas autoriteteve kjo ishte mënyra e vetme për të ndaluar sulmin. Autoritetet lokale evakuuan qindra njerëz nga qendra tregtare pas incidentit dhe qytetarëve iu kërkua që të shmangnin zonën për arsye sigurie./tvklan.al