Tragjedia e Koçanit! Vuçiq: Po dërgojmë helikopterë dhe mjekë në Maqedoni

Presidenti serb i shprehu ngushëllime presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për zjarrin tragjik në diskotekën e Koçanit.

“I shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e tragjedisë së tmerrshme në Maqedoninë e Veriut, e cila preku thellë jo vetëm popullin e atij vendi, por edhe të gjithë ne në Serbi që ngushëllojmë me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e këtij vendi vëllazëror”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

“Unë ofrova në emër të Serbisë dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut pranoi që të dërgohen helikopterë dhe mjete të tjera transportuese mjekësore, ekipe mjekësore, si dhe të presim një numër të madh të të lënduarve në tragjedinë e Koçanit në spitalet në Serbi”, shtoi ai.

“E informova Presidentin se Serbia do ta shpallë 18 marsin ditë zie për tragjedinë dhe shpreha besimin se populli i Maqedonisë Veriore vëllazërore, me forcën dhe solidaritetin që kanë treguar gjithmonë, do të arrijë ta kapërcejë këtë tragjedi të madhe dhe të gjejë mënyrën për t’u rikuperuar”, përfundoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share