Në spitalet e vendit po trajtohen gjithsej 24 pacientë, nga të cilët 7 pacientë në Qendrën Klinike, 6 pacientë në Spitalin e vjetër të Qytetit, 8 në “8 Shtator”, ndërsa 3 pacientë në klinika private deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Prej 24 pacientëve 9 do të lëshohen në mjekim shtëpiak.
ARBEN TARAVARI-MSH
Nesër në spitalet në përgjithësi në Shkup do të mbeten vetëm 15 pacientë gjithsejt janë 108 prej të cilëve 8 janë paralajmëruar se kthehen 2 prej Belgjike 2 prej Austrie 2 prej Kroacie dhe dy prej Turqie dhe një pacient që shërohet në Suedi është në shërim shtëpiak qëndorn për disa ditë deri sa të kthehet.
Në përgjithësi, theksoi ministri, të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë, stabile, përveç 4 pacientëve që ishin dhe ende janë në gjendje kritike.
ARBEN TARAVARI-MSH
Dëgjojmë gjithnjë e më shumë lajme që ekstubohen pacientë vendosen në reparte të mira dhe reparte normale dhe paralajmërime që shumë pacientë do të kthehen diteve në vijim.
Sa i përket trajtimit të pacientëve në Spitalin e Koçanit, u theksua se ka mungesë të stafit dhe materialeve, por janë duke u formuar ekipe dhe do të blihet gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar pacientët që janë në gjendje më të mirë, në mënyrë që të bëhen fasha në Koçan që të mos kenë nevojë të udhëtojnë për në Shkup.