Tragjedia e Koçanit u diskutua në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia.
Aktivistja e njohur Liridona Beqiri tha se raste të tilla si Koçani dëshmojnë dështimin e një sistemi shtetëror, pasi sipas saj institucionet nuk po e kryejnë punën siç duhet me vite të tëra.
“Që nga themelimi I shtetit kemi një sistem të kalbur, sidomos të drejtësisë, probleme në funksionimin institucional, pa llogaridhënie pa përgjëgjësi. Kjo tragjedi vjen pas asaj që ndodhi në Tetovë dhe mendoj se politika në vend është shumë e varfer që merren me akuza dhe kundërakuza, po vaujnë nga kanceri I kapadaillëkut dhe po devijojnë nga arsyeja e shëndoshë. Klasa politike në vend ka dështuar, korrupsioni në Maqedoni ka metastazuar”, tha aktivistja Liridona Beqiri.
Analisti Imer Selmani tha se në RMV është krijuar bindja që sistemi shtetëror nuk funksionon siç duhet, sepse edhe pse pushtetet ndërrojnë, korrupsioni mbetet.
“Kjo është tragjedi e madhe, vdekja e 59 personave. Kjo është një refleks I të gjitha ngjarjeve që na kanë ndodhur në këto 6 vitet e fundit. Ndodhi rasti me autobusat, ndodhi zjarri në spitalin modular, tashmë edhe Koçani. Kjo është nje revoltë e madhe e qytetarëve të Koçanit, del dhe I pari I prokurorisë së kemi një sistëm që nuk funksionon, edhe ministri I MPB-së thotë se sistemi nuk funksionon, pra pa dallim pushteteve këtu sistemi nuk funksionon”, tha Selmani.
Analisti Visar Ademi thotë së Maqedonia e Veriut vuan nga korrupsioni.
“Korrupsioni është plagë e madhe për Maqedoninë e Veriut. Partizimi I skajshëm I institucioneve poashtu ngelet problem. Në Maqedoni po ndodh thënja “E ndërtuam partinë, por e humbëm shtetin”, pra harxhohet miliona euro për lutje të mëngjesit, ndersa ambasadat e huaja na I ndërtojnë repartet e spitaleve. Pjesa më produktive ka ikur nga ky vend, ndaj duhet t’I kthehemi profesionalizimit sepse ndryshe ky funksionim nuk është normal”, tha Ademi. /tvklan.mk