Tragjedia e Halloween në Korenë e Jugut, bllokohen hetimet

Të afërmit e viktimave të zhgënjyer nga autoritet e drejtësisë

Të afërmit e viktimave në tragjedinë e Halloween të vitit të kaluar shprehën  zhgënjimin e tyre pasi një projekt-ligj për të nisur një hetim të ri mbi ngjarjen e rëndë u bllokua nga Presidenti i Koresë së Jugut.

“Si mundet qeveria të injorojë përgjegjësinë për të zbuluar të vërtetën dhe të ofendojë viktimat dhe anëtarët e familjeve të viktimave? Përtej ndjenjës së mjerimit, ndjej edhe zemërim të papërshkrueshëm.”

Zyra e presidentit njoftoi kundërshtimin për kryerjen e një hetimi me një panel të pavarur disa orë pasi kryeministri e përshkroi projektligjin e mbështetur nga opozita si të politizuar.

Në këtë tragjedi, një nga fatkeqësitë më të mëdha në Korenë e Jugut humbën jetën 159 njerëz, shumica e tyre në të 20-at dhe 30-at të cilët ishin mbledhur në një lagje të Seulit, për festimet e Halloween.

Festimet u kthyen në një tragjedi kur qytetarët shkuan në një rrugicë të ngushtë, midis bareve dhe klubeve, duke çuar në mbipopullim të rrugëve.

Hetuesit thanë në tetor të vitit të kaluar se policia kishte injoruar gjithashtu qytetarët, të cilët paralajmëruan për turma të mëdha njerzish.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share