Qeveria e Kazakistanit ka vendosur të dërgojë kutitë e zeza të avionit të kompanisë “Azerbaijan Airlines”, që u rrëzua pranë qytetit Aktau, të dërgohen në Brazil.
Në deklaratë, qeveria e Kazakistanit thotë se e ka marrë vendimin pasi avioni është prodhuar në Brazil dhe vjen pas konsultimeve me palën azere dhe ruse. Vendimi tregon se autoritetet kazake janë të vendosura të bëjnë një hetim transparent mbi tragjedinë.
Pala azere ka bërë të ditur se avioni u godit nga një dron mbi Grozny, kryeqytetin e Çeçenisë dhe më pas u urdhërua të fluturonte përtej Detit Kaspik pasi iu mohua një ulje emergjente në dy aeroporte ruse aty pranë.
Presidenti Ilham Aljev ka akuzuar Moskën se po përpiqej të fshinte çështjen për disa ditë, duke thënë se ishte “i mërzitur dhe i befasuar” nga versionet e paraqitura nga zyrtarët rusë për ngjarjen.
38 persona humbën jetën ndërsa 29 shpëtuan të gjallë nga aksidenti i rëndë ajror.
Klan News