Tragjedi në Lampedusa, 8 emigrantë humbasin jetën

Emigrantët dyshohet se kanë humbur jetën nga uria dhe i ftohti, Meloni kërkon që anijet të ankorohen në veri të Italisë

Një tjetër tragjedi ka ndodhur sërisht në Lampeduza. 8 persona janë gjetur të vdekur në bordin e një varke teksa tentonin që të hynin në Itali.

5 burra dhe 3 gra, njëra prej të cilëve ishte shtatzënë u gjetën në anije e cila shpëtoi edhe 42 emigrantë të tjerë nga anija patrulluese e Gardës Bregdetare në ujërat e Sar Malteze. Emigrantët sipas mediave italiane dyshoheshin se kishin humbur jetën nga uria dhe i ftohti pasi prej disa ditësh kishin nisur udhëtimin drejt Europës.

Më hëret autoritetet kishin arritur që të shpëtonin dy gomone të tjera me gjithsej 75 persona në bord. Në varkën e parë, me 37 persona me origjinë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Guinea dhe Senegali, gjithashtu 14 gra, njëra prej të cilave ishte shtatzënë si dhe një e mitur.

Ndërkaq rritja e numrit të emigrantëve që humbasin jetën në brigjet italiane ka bërë që kryeministrja e krahut të djathtë Giorgia Meloni po detyron anijet e shpëtimit të emigrantëve të ankorohen gjithnjë e më shumë në veri përgjatë vijës bregdetare të Italisë, që do të thotë udhëtime të gjata që rrisin kostot e tyre operative dhe shtrëngojnë aftësinë e tyre për të vazhduar shpëtimin e jetëve.

Detyrimi i anijeve të OJQ-ve për të arritur portet gjithnjë e më të largëta rrit kostot në një kohë kur buxhetet janë të ulëta për shkak të inflacionit në rritje dhe kostot më të larta të karburantit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Politika e re e destinacioneve të ankorimit i shtohet një dekreti të dhjetorit, i cili detyron anijet e OJQ-ve të kërkojnë dhe të shkojnë në një port pas çdo shpëtimi. Kapitenët që shkelin këto rregulla rrezikojnë gjoba deri në 50,000 euro dhe konfiskimin e anijes së tyre për dy muaj. Në rastet e shkeljeve të përsëritura rrezikojnë konfiskimin e përhershëm.

Kohët e fundit, këto anije zakonisht ankoroheshin në ishullin Lampedusa ose në vende të tjera siciliane. 16 organizata bamirëse i kanë dënuar këto rregulla, duke thënë se ato do të rezultojnë në mbytjen e më shumë njerëzve në det, ndërsa Kisha Katolike Italiane ka bërë thirrje që dekreti të anulohet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share