Policia mori një telefonatë për një person të humbur në një zone rurale por u përball me të shtëna nga disa persona
Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë qëlluar për vdekje pas një pritë në një pronë të largët australiane. Policia tha se ata kishin qenë në kërkim të një personi të zhdukur në Ëieambilla 270 km në perëndim të Brisbane, Queensland.
Gjithçka nisi nga një telefonatë që policia mori në një pronë në zonë rurale. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje filluan të shtënat nga personat që ndodheshin brenda banesës.
Policët Mattheë Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCroë, 29 vjeç, u qëlluan për vdekje teksa iu afruan pronës, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime të lehta. Rrethimi vazhdoi për orë të tëra, përpara se të dyshuarit, dy burra dhe një grua të qëlloheshin nga oficerë.
Njëri u identifikua si Nathaniel Train një ish-drejtor shkolle dhe personi që rezultonte i humbur ndërsa të tjerët ishin vëllai i tij Gareth Traindhe gruaja e Gareth, Stacey Train të cilët ishin bashkëpronarë të pronës. Motivi i masakrës mbetet i paqartë.
Kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi masakrën në Ëyampilla si të tmerrshme. Ai tha se ishte zemërthyer për familjet dhe miqtë e policëve të Queensland që humbën jetën në krye të detyrës. Australia prezantoi disa nga rregullat më të rrepta në botë për armët pasi 35 njerëz u vranë nga një person i armatosur i vetëm në Port Arthur, Tasmania, në vitin 1996.
Klan News