Trageti me emigrantë mori flakë – shpëtohen 177 persona

Roja bregdetare italiane shpëtoi 177 persona, përfshirë 27 anëtarë të ekuipazhit, nga një traget që mori flakë gjatë rrugës nga ishulli italian Lampedusa për në qytetin e Porto Empedocle, në Siçili, njoftuan sot autoritetet italiane, përcjell KlanM.

Mes pasagjerëve në traget ishin edhe 83 emigrantë, të cilët u transferuan nga Lampedusa, sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, të raportuar nga mediat britanike.

Gjatë shpëtimit, roja bregdetare përdori topa uji për të ftohur pjesët e tragetit të prekur nga zjarri, i cili shpërtheu në dhomën e motorit mbrëmë vonë, thuhet në deklaratë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share