Trafikonin ekstazi nga Prishtina në Tiranë, fotot e 5 të arrestuarve

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar fotot e 5 personave të vënë në pranga këtë të Martë si rezultat i operacionit “Punisher 2”, të zhvilluar nga policia e Tiranës ku u sekuestruan 11300 tableta ekstazi.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Droga sintetike e sekuestruar vinte nga Kosova drejt Tiranës e më pas shpërndahej kryesisht në qytetet bregdetare. Mësohet se transporti kryhej përmes linjës së pasagjerëve Prishtinë-Tiranë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share