Dhjetë persona dyshohen për trafikimin në Maqedoni të Veriut të veturave luksoze të vjedhura në vende perëndimore dhe automjete për të cilët janë shmangur procedurat doganore.
Aksioni ishte zbatuar sot në mëngjes në disa qytete të vendit, pasi ishin siguruar prova se anëtarët e grupit, kishin falsifikuar dokumente zyrtare kurse kanë fshehur edhe mallra që janë lëndë të mashtrimeve doganore.
PTHP Shkup njoftoi se personat gjatë vitit 2021 dhe 2022 me dokumente të rrejshme dhe numra të përmirësuara të automjeteve, në Maqedoninë e Veriut kanë transferuar vetura për të cilat ka patur hetime ndërkombëtare, si dhe automjete të cilët u janë shmangur kontrolleve doganore.
Trafikantët I kanë regjistruar veturat në Maqedoni dhe si herë mes tyre I kanë shitur për të mbulur gjurmët e trafikimit.
Në mesin e të dyshuarjve janë edhe dy persona zyrtar, punonjës në shërbime administrative për regjistrimin e veturave, kurse njëri është shtetas I Greqisë.
Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, në mëngjes ka vizituar sektorin policor në Gjorçe Petrov, ku nga afër është njoftuar për aksionin që sot zbatohet në ana e SPB – Shkup në koordinim me Departamentin për polici kriminale, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Aksioni bëhet për të shkatëruar një grup të organizuar kriminal që është marrë me trafikimin e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku gjatë mëngjesit janë kryer bastisje në shumë lokalitete” – thonë nga MPB.
Prokuroria ka njoftuar se shtetasi I Greqisë do të ndiqet penalisht nga drejtësia greke, sic thuhet, pas një bashkëpunimi tashmë të vendosur midis Prokurorisë së Shkupit dhe organeve greke. /tvklan.mk/