Vetura luksoze të trafikuara nga jashtë vendi ishte arsyeja për bastisje policore në Shkup dhe në disa qytete tjera, ka njoftuar Prokuroria Publike.
“Në mesin e të dyshuarve ka edhe persona zyrtar dhe një shtetas I huaj” – thuhet në komunikatën e shkurtër të PTHP-së.
Policia kryen bastisje në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran, Gjevgjeli gjatë hetimeve për një grup kriminel që ka trafikuar automjete të shtrenjta nga BE-ja e që janë transferuar dhe voziten në Maqedoninë e Veriut.
Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, në mëngjes ka vizituar sektorin policor në Gjorçe Petrov, ku nga afër është njoftuar për aksionin që sot zbatohet në ana e SPB – Shkup në koordinim me Departamentin për polici kriminale, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Aksioni bëhet për të shkatëruar një grup të organizuar kriminal që është marrë me trafikimin e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku gjatë mëngjesit janë kryer bastisje në shumë lokalitete” – thonë nga MPB.
Për detaje konkrete dhe vijimin e procedurës për të cilët ekzistojnë dyshime se I kanë kryer personat e implikuar, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të aksionit. /tvklan.mk/