Trafik i rënduar në rrugët kryesore europiane drejt detit

Drejtuesit e mjeteve presin disa orë në radhë

Këto janë pamjet e kaosit rrugor qe vjen nga pikat kufitare mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Sezoni veror i pushimeve ka sjellë kaos jo vetëm nëpër aeroporte por edhe nëpër autostrada. Të gjithë janë nisur në udhëtimet e tyre të shumëpritura të shtyra nga pandemia. Kudo shihen turma të madha makinash drejt kufijve në jug të Europës.

“Ora është 12:15 minuta. Po presim për më shumë se 45 minuta. Çdo vit ndodh e njëjta situatë. Shpresojmë që autoritetet të marrin masa që kjo të mos përsëritet”.

Kolona mjetesh kanë pritur prej disa orësh në rrugët kryesore që të dërgojë për në det dhe në kufijtë mes Bullgarisë dhe Greqisë. Forcat e policisë rrugore përpiqen që të menaxhojnë radhët e gjata dhe në disa raste marrin vlerësime edhe nga shoferët.

“Po presim këtu prej dy orësh, durimi po na sos, por shpresojmë se forcat e qarkullimit rrugor të menaxhojnë si duhet trafikun e rënduar”.

Udhëtimi i turistëve është ndërlikuar edhe nga nxehtësia ekstreme, temperaturat e larta që gjithsesi nuk e kanë ndalur lëvizjen për të cilën meteorologët kishin paralajmëruar në kohë. Kolonat e gjata të makinave janë vënë re edhe në kufijtë mes Hungarisë, Serbisë dhe në rrugët e brendshme që të dërgojnë drejt destinacioneve turistike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share