Operacion i përbashkët Shqipëri-Kosovë, kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri. Gjatë operacionit mësohet se kanë rënë në pranga 10 persona dhe janë sekuestruar rreth 60 armë, nga pistoletat deri te armët automatike.
Shkatërrohet një grup i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Lëshohen 14 urdhër arreste nga
prokuroria speciale e Kosovës dhe prokuroria e Tiranës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 64 armë
të llojeve të ndryshme kryesisht pistoleta, 41 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në vendin tonë.
Autoritetet në të dyja vendet kanë ushtruar kontrolle në disa zona.
Hetimet nga autoritetet kosovare kanë nisur në janar të këtij viti pas arrestimit të dy kosovarëve në pikën kufitare të Merdares ndërsa nga pala shqiptare hetimet u shtrinë një muaj më pas
Pjesë e këtij rasti sipas policisë është edhe Exhenies Manushi i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë me 1 kg kokainë.
Mësohet se armët siguroheshin nga vendet e BE dhe Turqia e më pas modifikoheshin në Kosovë e transportoheshin në vendin tonë me autobus e vetura