Filloi në Malësi të Tetovës për të përfunduar në vet qytetin e Tetovës, jo në shesh por në sallë sportive – shkaku i motit dhe ndryshimeve drastike të temperaturave dhe reshjeve të shiut.
Karnavalet Ilire me xhelozi ruajnë traditën shekullore dhe organizatorët me sakrifica të shumta ruajnë këtë traditë ilire që e kanë trashëguar brez pas brezi.
Një kolorit ngjyrash dhe maska nga më të veçantat defiluan në Tetovë që publikut t`u ofrohen pamje autentike të traditës që përcjell mesazhin e “dëbimit” të dimrit dhe ardhjes së pranverës bashkë me pjellshmërinë dhe ringjalljen e natyrës. /TvKlan.mk