“Tradhti”, kreu i Listës Serbe goditet me shishe nga protestuesit në Zveçan

Prej mëngjesit, serbët në veri të Kosovës vijojnë protestën e tyre para godinave të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Përveç forcave të policisë së Kosovës, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar prezencën në veri.

Situata paraqitet kryesisht e qetë, megjithatë nuk mungojnë incidentet, si në rastin kur protestuesit lëshuan shishe e sende të tjera në drejtim të autoriteteve ligjzbatuese.

Shisheve nuk u shpëtoi as kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. Sipas asaj që raporton REL, Rakiç kërkoi nga tubuesit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalonin automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Ata e nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, protestuesit hodhën shishe boshe në drejtim të Rakiç./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share