Milan po negocion me lojtarin dhe Chelsea
Gjigantët e Premier League Tottenham Hotspur kërkojnë të afrojnë Romelu Lukaku te Chelsea në një marrëveshje huazimi.
Tottenham vazhdon të ndjekë sulmuesin, por ai aktualisht nuk është në krye të listës së ngushtë të sulmuesve pas largimit të Harry Kane. Balogun i Arsenalit dhe Jonathan David i Lille janë aktualisht në krye të listës, por nëse këta dy lojtarë nuk shiten nga klubet e tyre aktuale, Lukaku është më i mundshmi për t’iu bashkuar skuadrës tjetër londineze.
Spurs gjithsesi nuk duan të shpenzojnë dhe kërkojnë që ta marrin hua sulmuesin pasi besojnë se një investim, duhet ta bëjnë vetëm për një lojtar të ri.
Sulmuesi belg i cili nuk e di ende se ku do të luajë këtë sezon kërkohet edhe nga Milan që sikurse raportohet, po negocion si me lojtarin ashtu edhe me Chelsea.
Tv Klan