Tekniku i Feyenoord Arne Slot është gati të marrë drejtimin e Spurs verën e ardhshme
Trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka pranuar që të bëhet trajneri i ardhshëm i Totenham-it.
Klubi i Londrës veriore ka qenë pa një teknik që nga largimi i Antonio Conte-s në mars.
Por ndërsa ata garonin me italianin për një vend në Ligën e Kampioneve, aktualisht ndodhen në vend të tetë në Premier League.
Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”, Slot u ka komunikuar anglezëve se është dakord për t’u transferuar, ndërsa palët vazhdojnë bisedimet për të arritur akordin përfundimtar.
Klauzola e shitjes së 44-vjeçarit është 7 mln euro, ndërsa Fejnord heziton që ta lërë të lirë trajnerin.
Në deklaratat e bëra së fundmi, Slot tha se ai largimi i tij mund të jetë diçka e mirë për klubin, ndërsa ai do të qëndrojë nëse nuk transferohet te klubi i ëndrrave.
Ai nuk do të ndjekë në Premier Ligë teknikun tjetër holandez Erik ten Hag, i cili u ul në verën e kaluar në stolin e Mançester Junajtid, pasi fitoi tri kampionate me Ajaksin.
Klan News