Futbollisti tetovar Ennur Totre përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga rradhët e Tiranës, me të cilën skuadër që në sezonin debutues në elitën e futbollit shqiptarë, arriti që të shpallet kampion.
Pas Shkëndijës dhe Tiranës ekipi i ardhshëm i tetovarit Ennur Tottre zyrtarisht do të jetë ekipi ekipi Vorskla Poltava nga Ukrainë. Futbollisti , 25-vjeçari do të transferohet në skuadrën ukrainase, që ka blerë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Shqipërisë.
“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona” ka shkruajtur futbollisti Ennur Totre
Ish futbollisti i Shkëndijës Ennur Totre me Tiranën sezonin që lamë pas, përfshirë këtu edhe ndeshjet e sivjetshme europiane, zhvilloi plotë 41 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola dhe 6 asistime. /KlanMacedonia/