Nazim Bushi prej sot mori detyrën për të udhëhequr me ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë dikaster Bushi do të udhëheq deri në formimin e qeverisë së re.
Nga dita e sotme drejtimin me Ministrinë e Brendshme e mori Nazim Bushi i cili njëherit ka qenë edhe zv.Ministër i këtij institucioni. Ky vendim vjen si rrjedhojë e dispozitave ligjore për qeverinë teknike.
Nga MPB njoftojnë se sot ministri Pançe Toshkovski ka realizuar pranim-dërozimin e detyrës. Bushi në këtë funksion do të jetë deri në formimin e qeverisë së re.
“Nga sot (31.05.2024), Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Nazim Bushi. Ministri i mëparshëm në qeverinë teknike, z. Pançe Toshkovski zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të Punëve të Brendshme, z. Nazim Bushi, zëvendësministër aktual i Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB.
Në një prononcim për mediat, Toshkovski ka deklaruar se gjatë katër muajve të kaluar e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe transparencë duke u përballur me shumë sfida.
“Dëshiroj që sa më shpejt të formohet Qeveria e re, që institucionet shtetërore të funksionojnë me kapacitet të plotë. Nevojiten reforma urgjente dhe thelbësore të domosdoshme për Maqedoninë që sa më shpejt të stabilizohet dhe të vazhdojë me rritjen dhe zhvillimin”, tha Toshkovski.
Ndryshe, Pançe Toshkovski, përflitet si një emrat që do të udhëheq me një nga ministritë në qeverinë e ardhshme./tvklan.mk