ARRATISJA E ISH-USHTRARIT TË UÇK-së
Toshkovski ndërkohë i është përgjigjur LSDM-së për arratisjen e Blerim Ramadanit.
LSDM ka treguar edhe një herë se në vend që të fokusohet në problemet reale dhe të ofrojë kritika konstruktive, zgjedh të akuzojë vetëm sa për të akuzuar – thotë Toshkovski.
“Në rastin e arratisjes së Blerim Ramadanit, pyetja e vërtetë do të duhej të ishte pse gjykata vendosi që në vend të paraburgimit efektiv t’i vendoset arrest shtëpiak. Unë njoh juristë të shkolluar në LSDM të cilët e kuptojnë ndarjen e pushtetit dhe e dinë se MPB dhe gjykata janë institucione të ndryshme, por është për të ardhur keq që kryesia e LSDM-së dhe sektori i tyre për marrëdhënie me publikun i injorojnë këto fakte dhe akuzojnë për të fituar pikë të vogla politike” – thotë në reagim Ministri Toshkovski.
Me akuza të tilla boshe, LSDM-ja vetëm pranon se ish-qeverisja e tyre e la vendin krejtësisht të rrënuar. Megjithatë, t’ia hedhësh fajin qeverisë së re për gjithçka është manipulim i publikut – thotë Toshkovski.
Në këtë rast MPB-ja ka vepruar në përputhje me ligjin dhe në mënyrë profesionale. Personi i është dorëzuar gjykatës me kërkesë të Interpolit, e cila është në përputhje me rregulloret ligjore pozitive. LSDM duhet të ndalet me akuza boshe, dhe ne do të vazhdojmë të jemi të fokusuar në zgjidhje reale për përmirësimin e gjendjes në vend.
Zgjedhjet e 8 majit ishin mesazh i qartë i popullit – LSDM përjetoi rezultatin më të keq në histori. Në vend që të përcjellin mesazhin dhe të trajtojnë çështjet reale, ata vazhdojnë me të njëjtat taktika të vjetra. Është koha që ata të përballen me realitetin dhe të kuptojnë se populli nuk harron se kush e la vendin në këtë gjendje, ka shkruar në reagimin e tij ministry I brendshëm Pance Toshkovski. /tvklan.mk/