Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski në një intervistë në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se do të mundohet maksimalisht të sigurojë zgjedhje demokratike.
”Ministria e Punëve të Brendshme patjetër duhet të përgjigjet për gjitha sfidat, do të bëj gjithçka të ketë dhe siguroj zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Këtë e duan maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët dhe gjitha etnitë tjera me siguri. Ajo që e ndjen çdo qytetar do ta jep votën për cilin të dojë por më e rëndësishme është të dalin sa më shumë të votojnë” – tha Toshkovski. /tvklan.mk/