Toshkovski dhe Filkov me propozime për parandalim të aksidenteve

DEBATI PUBLIK ‘SIGURIA NË TRAFIK’

Pas aksidentit fatal që morri  jetën e 22 vjeçareS, me propozim të VMRO-DPMNE-së, ZNAM dhe VLEN në Kuvend është zhvilluar debat publik lidhur me sigurinë në trafik në të cilin përveç deputetëve morrën pjesë edhe ministra po edhe ekspert dhe professor.

Duke folur për sigurinë në rrugë dhe dënimet e shqiptuara, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski zbuloi edhe numra të personave që kanë humbur jetën nga aksidentet e tilla. Shtoi se MPB-ja po përgatitet që përveç testimit të alkoolit, të bëjë testime dhe analiza edhe për përmbajtjen e lëndëve narkotike në gjak, gjatë drejtimit të automjetit.

“Duhet të rishikohet neni 297a i Kodit Penal, i cili i referohet drejtimit të pakujdesshëm, pra të dallohet qartë nga dispozitat ekzistuese që rregullojnë kundërvajtjet e trafikut në Ligjin për Siguri në Trafik dhe rrugë, në sferën e shpejtësisë dhe në vend të dënimit me gjobë, në mënyrë alternative të shqiptohet me gjobë. Zgjerimi i aftësive të sistemit “Qyteti i sigurt” për njohjen e automjeteve të paregjistruara. Tashmë jemi në fazën përgatitore për prokurimin dhe testimin e drogës, diçka që nuk është zbatuar asnjëherë më parë dhe sipas analizave drejtimi nën ndikimin e drogës është po aq i rrezikshëm sa edhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit” – tha Toshkoski.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nga ana tjetër ngriti pyetjen nëse dënimet për shkelësit e ligjeve janë aq rigoroze për të pasur efekt parandalues? Sipas Fillkov, shoqëria jonë vuan nga niveli i ulët i kulturës së komunikacionit.

“Mendojmë se është e nevojshme të shqyrtohen urgjentisht strategji dhe zgjidhje të reja që do të përfshijnë: Shtimin e sanksioneve për drejtuesit e mjeteve që rrezikojnë sigurinë e trafikut, është i nevojshëm përmirësimi i dispozitave penale për shkelësit, mbështetur nga një analizë e detajuar e praktikës së vendosjes dhe zbatimit të penaliteteve. Kjo do të na ndihmojë të konstatojmë nëse dënimet janë adekuate në praktikë, nëse mbizotëron tendenca për vendosjen e sanksioneve më të buta – u tha Filkov deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve” – tha Filkov.

Si Toshkovski edhe Fillkov potencuan se sistemi “qytet i sigurt” do të mundësojë përcaktimin e shpejtë dhe të saktë të shkeljeve, duke ulur kështu numrin e aksidenteve dhe duke siguruar një reagim më të shpejtë nga autoritetet. /tvklan.mk/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share