Toshkovski: Arrestohen katër persona – dyshime se kanë planifikuar ngjarja për të cënuar sigurinë!

AKSIONI ANTITERRORIST STRUGË – GOSTIVAR

Gjatë aksionit policor të zbatuar në Strugë dhe Gostivar, janë arrestuar katër persona, për të cilët dyshohet se kanë planifikuar që në të ardhmen të organizojnë ngjarje të padëshiruara, që mund të cënojnë sigurinë jo vetëm të RMV-së por edhe vendeve tjera – deklaroi sot Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Ai bëri të ditur se është vepruar sipas urdhërit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por edhe gjykatësit të procedurës paraprake dhe janë bërë bastisje nëpër shumë lokalitete.

“Bëhet fjalë për organizata terroriste, katër persona janë privuar nga liria. Ata, në bashkëpunim me persona që nuk janë në territorin e Maqedonisë, një kohë të gjatë po ndiqen nga organet kompetente dhe është vepruar në koordinim me miqtë ndërkombëar. Kemi shumë prova për të mbështetur dyshimet e bazuara se këta persona kanë vepruar që të organizojnë ngjarje të padëshiruara që mund të cënojnë sigurinë sikurse të Maqedonisë por edhe vendeve tjera. Qëllimi i tyre ka qenë të indoktrinojnë njerëz tjerë nga Ballkani që mund të vepronin konform realizmit të qëllimeve të tyre. Vepra penale për të cilën është dorëzuar kallëzimi është organizatë terroriste, kurse lidhur me motivet kemi dyshime të bazuara se ndërlidhen me grupacione të caktuara që paraqesin mbështetje të disa grupeve ekstremiste dhe religjioze”  – tha Toshkovski. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share