1 viktimë e dhjetëra të plagosur në Misisipi
Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një tornado e fuqishme goditi shtetin federal të Misisipit në Shtetet e Bashkuara.
Tornado goditi qytetin jugor bregdetar të Mos Pointit, duke shkatërruar më tepër se 100 ndërtesa e duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara janë goditur ditët e fundit nga një seri tornadosh që i kanë marrë jetën disa personave.
Autoritetet amerikane thonë se fenomenet e motit të keq pritet të prekin të paktën 50 milionë banorë në zonat juglindore të Shteteve të Bashkuara.
Tv Klan