Klubi i futbollit Torino është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, dhe një emër që ka tërhequr vëmendjen e tyre është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar. Hajdari aktualisht luan te FC Lugano në elitën e futbollit zviceran.
Hajdari, i njohur si një lojtar me potencial, ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventus më parë. Ai gjithashtu luan për Zvicrën U21 dhe mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i krahu i majtë.
Presidenti i Torinos, Cairo, pritet të paraqesë një ofertë zyrtare për transferimin e Hajdarit. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro. Në këtë garë për lojtarin janë edhe klubet Augsburg dhe Girona.