Topi që do të përdoret në gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2024 është i lidhur direkt me dhomën e VAR-it

Topi “Fussballliebe”, Do të jetë i pajisur me teknologjinë Connected Ball, e cila ofron të dhëna të sakta në kohë reale për gjyqtarët.

Kompania “Adidas” e ka zbuluar të dielën topin zyrtar për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani. Është quajtur “FussballLiebe Finale”.

Në topin e ri shihen elemente të reja, ndërsa ngjyra e bardhë është zëvendësuar me të argjendtën, që përfaqëson kupën për të cilën konkurrojnë katër skuadrat, Spanja, Franca, Holanda dhe Anglia.

Po ashtu në të janë edhe ngjyrat e shtetit mikpritës të këtij Evropiani, Gjermanisë.

Gjithashtu, do të jetë i pajisur me teknologjinë Connected Ball, e cila ofron të dhëna të sakta në kohë reale për gjyqtarët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share