“Topi i Artë”, si ka ndryshuar pas vitit 2022: Kush voton, si shpallet fituesi i çmimit prestigjioz

Vit pas viti, “Topi i Artë” ndan tifozët. Ka nga ata që do të kishin zgjedhur lojtarë të tjerë, përveç fituesve aktualë. Ka nga ata që janë plotësisht dakord me futbollistin e shpërblyer në Paris, në mes të vjeshtës. Kësaj radhe duket se ka triumfuar për herë të tetë në karrierë Lionel Messi, i ndjekur nga Haaland.

Nga viti 2022, rregulloret për zgjedhjen e fituesit të “Topit të Artë” kanë ndryshuar për shkak të polemikave dhe protestave të shumta të viteve në vijim, në mënyrë që të kufizohet numri i votuesve në gjendje të vendosin se cili kampion i madh i futbollit botëror është fituesi.

KUSH VOTON PËR “TOPIN E ARTË”

Gazetarë nga 100 vende në mbarë botën votojnë për “Topin e Artë”, vit pas viti. Fillimisht, përfaqësuesit e mediave nga çdo vend anëtar i FIFA-s mund të shprehnin preferencën e tyre, por nga viti 2022, “France Football”, e cila e organizon këtë çmim prestigjioz, vendosi t’i kufizojë votuesit.

Prandaj, ata që votojnë janë përfaqësuesit e 100 kombeve me renditjen më të lartë të FIFA-s, duke pasur parasysh se si ata që vinin nga vendet e vogla të futbollit botëror zgjidhnin në një mënyrë që shpesh ishte larg realitetit. Prandaj, ishte më tepër një zgjedhje personale sesa objektive.

KUSH I ZGJEDH KANDIDATËET

Lista është hartuar nga redaksia e
“France Football” dhe “L’Equipe”, prestigjiozet kryesore sportive franceze. Megjithatë, bashkë me ta vepron edhe Didier Drogba me një gazetar që ndryshon vit pas viti.

Së bashku me ish-lojtarin e Chelsea, ambasador prej disa vitesh i “Topit të Artë” dhe gazetarët e “France Football” e “L’Equipe”, shpërblehet edhe përfaqësuesi i medias që hamendësoi podiumin e vitit të kaluar, ose në çdo rast iu afrua më shumë dhe është jashtë 100 votuesve.

ÇFARË VLERËSOHET

100 gazetarët përgjegjës duhet të shpërblejnë me radhë:

Performancën individuale

Performancën kolektive dhe trofetë individualë

Klasin e lojtarit dhe ndjenjën e lojës së ndershme

Para vitit 2022 është marrë në konsideratë viti kalendarik, ndërsa aktualisht llogaritet sezoni. Për edicionin 2023 natyrisht merret për bazë 2022-2023. Kupa e Botës në Katar konsiderohet brenda këtij vlerësimi.

SI SHPALLET FITUESI

“Topi i Artë” i jepet lojtarit me rezultatin më të lartë. Në fakt, çdo gazetar harton një renditje me pesë emra: të parit i caktohen 5 pikë, të dytit 4 pikë e kështu me radhë.

Në fund mblidhen të gjitha pikët e marra nga 100 zgjedhësit. Prandaj, maksimumi që mund të arrijë një lojtar është 500 pikë në total, duke pasur parasysh 100 zgjedhjet për vendin e parë. Diçka praktikisht e pamundur, edhe përballë dominimit total nga një lojtar i vetëm.

Edhe pse “France Football” dhe “L’Equipe” kërkojnë objektivitet maksimal, subjektiviteti ende shpesh përfshihet në pesëshen e parë, veçanërisht përpara bashkatdhetarëve që konkurrojnë për çmimin kryesor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share