Në qytetin e New York-ut është mbajtur premiera e filmit të ri të aktorit Tom Cruise “Mission: Impossible, Dead Reckoning Part One”.
Në tapetin e kuq parakaluan kasti i aktorëve me emra të njohur si Simon Pegg, Ving Rhames dhe Rebecca Ferguson. Nuk mungoi as ylli i filmit Tom Cruise i cili përshëndeti fansat ndërsa dha për ta edhe autografë.
Filmi është drejtuar dhe bashkëshkruar nga Christopher McQuarrie dhe prodhuar nga Cruise.
Frymëzuar nga seriali televiziv “Mission Imposibble ” krijuar nga Bruce Geller në 1966, filmi përqendrohet rreth figurës së Ethan Hunt, anëtar i FMN-së (Impossible Mission Force), një seksion sekret i veçantë i CIA-s i ngarkuar me misionet më delikate dhe të rrezikshme.
Ishte 22 Maj 1996 kur seria e parë e filmit “Mision Imposible” doli në sallat e kinemave. Që nga ajo kohë janë realizuar seriale të tjera me skena të rrezikshme që Tom Cruise i ka kaluar me sukses.
Klan News