Aktori i mirënjohur i serialeve turke Tolgahan Sayışman dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”.
Aktori Sayışman nuk mund të mos realizonte një sfidë të personalizuar dhe të ngacmohej pak për marrëdhënien e tij me yjet e tjerë të serialeve turke. I vendosur përballë ringut të boksit, lidhur me rolin e tij në serialin që theu rekorde shikueshmërie në televizionet shqiptare, “Kampioni im” i transmetuar në ekranin e televizionit “Klan”. Ai duhet të futej në rolin e boksierit dhe teksa grushtonte drejt trajnerit në ring, ai duhet të jepte komente pozitive apo negative rreth personazheve që balerinat e “Zemër Luana” sillnin në ring.
Teksa në foton e parë, u shfaq Kıvanç Tatlıtuğ, Tolgahan e cilësoi si “më të mirin”, ndërsa për yllin turk me origjinë shqiptare Can Yaman, ai dashur pa dashur e hodhi një “thumb” të lezetshëm duke thënë se veçse “tani e rrëmbeu Italia”, nuk kishte ç’të shtonte më./tvklan.al