Mbrëmjen e kësaj të diele në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” të ftuar ekskluzivë të autores dhe moderatores Luana Vjollca ishin “showgirl”-i shqiptar Almeda Abazi dhe ylli i serialeve turke, partneri i saj, Tolgahan Sayışman.
Kjo puntatë e tretë iu dedikua dashurisë e nuk kishte si të mos niste pa dedikime romantike nga kapitenët dhe autorja e spektakit, por as nga vetë çiftet e ftuara. Edhe aktori turk nuk e la dedikimin e tij special edhe në gjuhen e partneres së tij, ai i shprehu dashurinë edhe në shqip.
“Zemër! Shpirti im! Zemra ime! Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: “Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!””, iu drejtua ai Almedës para të gjithëve duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut në skenë./tvklan.al