Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka përgjakur rrugët e vendit mbrëmjen e të dielës, kësaj radhe në Durrës.
Një makinë ka përplasur një motor në aksin Sukth-Manëz duke i shkaktuar vdekjen pasagjerit që ndodhej në motomjet. Viktima është identifikuar me inicialet M.M. njofton policia. Ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.
Kurse makina është larguar nga vendngjarja dhe është e paidentifikuar.
Shërbimet e policisë po vijojnë veprimet për dhe kapjen e shoferit të makinës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se në Tiranë një këmbësor u përplas për vdekje në zonën e Astirit. /tvklan.al