BËHEN 10 VITE – LËNDA VJETËRSOHET
Ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkovit, iu vjetërsua edhe një lëndë. Bëhet fjalë për lëndën “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sot mbushen 10 vite nga dita ku pretendohet se ka bërë veprën për të cilën akuzohet. Kjo lëndë dy herë kthehej në rigjykim, percjell KlanM.
Në vitin 2019 Apeli shfuqizoi aktvendimin e parë dhe lënda u kthye në rigjykim. Më 23 Janar, sic percjell KlanM, Gjykata sërish dënoi Mijalkovin dhe të akuzuarit tjerë, por sërish pati ankesë në Gjykatën e Apelit.
Më 13 Prill Gjykata e Apelit caktoi seancën, por lënda për Mijalkovin u vjetërsua. Ai ishte dënuar me 2 vite burg për “shpërblim për ndikim të jashtëligjshëm”.
Ish-Shefi i DSK-së, nga ish-PSP-ja, sic njofton KlanM, ishte akuzuar për katër lëndë. Për rastin “Tortura” u lirua, për “Target-Fortesa” dhe “Arka” sërish rigjykohet, kurse për “Tokat në Vodno” u dënua me kusht.
Për momentin Mijalkovi është në burgun e Strugës për veprën “Perandoria”, ku pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.
Për “Titanik 2”, sic percjell KlanM, janë dënuar edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe anëtarët e atëhershëm të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja dhe Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga VMRO-DPMNE-ja. Për ta lënda vazhdon. /KlanMacedonia/