Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën. Mësohet se i mituri ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i banesës.
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.