Tiranë: Gara mbarëkombëtare ”Atletika sport për të gjitha moshat”

MË TË MIRËT E VITIT U SHPALLËN BLEDAR MESI DHE MIMOZA SHTJEFNI

Në organizim të Atletëve Veteranë të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës u mbajt gara mbarëkombëtare për veteranë, me moton  “Atletika Sport për të gjitha moashat”.

Në këtë aktivitet mbarëkombëtar të atletikës për veteranë morën pjesë 99 atletë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të cilët përkundër motit me shi dëshmuan cilësi dhe rezultate të kënaqshme.

Janë rregjistruar rreth 100 atletë, më saktësishtë 99 atlet nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga Greqia gjithëashtu. Kanë marrë pjesë 25 atlet nga Kosova, 5 nga Maqedonia e Veriut, nga Mali Zi 2 atletë, nga Greqia kanë ardhur  4 atletë dhe nga Shqipëria 61 atletë. Jemi shumë të kënaqur dhe megjithëse koha është pak me shi, çdo gjë po shkon mirë dhe mendojmë se të gjithë do mbeten të kënaqur” – tha Rudin Bektashi.

 Organizatori me mirënjohje të veçanta nderoi atletin Bledar Mesi dhe atleten Mimoza Shtjefni. Me mirënnjohje të veçantë u nderua edhe gazetari i sportit në Klan Maqedoni, Shaban Sinani.

Gjithashtu për më të mirët në gjitha kategoritë u ndanë mirënjohje dhe medalje. 

Organizatorët synojnë që Manifestimi sportiv ”Atletika Sport për të gjitha moshat” të mbetet tradicional. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share