RAMA: GJAK, SFILITJE, LOT DHE DJERSE I GJITHE RRUGETIMI I LUIZA GEGES
Luiza Gega u prit me ceremoni të veçantë në Tiranë, pasi i solli Shqipërisë medaljen e arit të kampiones së Europës në garën atletike 3000 m me pengesa. Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimet më të larta, duke e konsideruar Gegën si krenarinë e Shqipërisë. Të pranishëm ishin ministra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, familjarë dhe Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.
Me një kabriole të kuqe, kampiona e Europës në atletikë, Luiza Gega përshkroi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqëruar nga brohorimat e dhjetra qytetarëve.
Luiza Gega u prit nga kryeministri Rama, i cili nuk ia kurseu dashamirësinë.
Në ceremoninë zyrtare, kreu i qeverisë vlerësoi gjithë rrugëtimin e Luiza Gegës, deri në fitimin e medaljes së arit.
Një mesazh e pati dhe për kundërshtarët dhe të gjithë skeptikët që hodhën lumë kritikash mbi qeverinë, se nuk mbështet mjaftueshëm sportin.
E përveç kundërshtarëve, këtë ceremoni, kryeministri e shfrytëzoi edhe për tu dhënë një mesazh ndërkombëtarëve, specifikisht Gjermanisë.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë i konfirmoi gradën colonel kampiones Gega.
Kreu i Komitetit Olimpik përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin për të cilin tha ka bërë një punë të madhe.
Vlerësimet për Luiza Gegën nuk munguan as nga kryetari i Bashkisë Tiranëm Erion Veliaj.
Luiza Gega është kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat.
= |