Tiranë/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajrami

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët të shumtë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Namazit

Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi besimtarët për këtë ditë të shenjtë

Kreu i Komunitetit Mysliman foli gjithashtu për vlerat që përfaqëson kjo ditë duke theksuar se Bajrami është një mundësi për të reflektuar për vlerat njerëzore

Në faljen e Namazit në qendër të Tiranës ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, i cili veçoi vlerat që populli shqiptar kapërcjellë brez pas brezi e që sot duhen marrë shembull nga e gjithë bota

MUHAMED BIN ABDULKERIM EL-ISSA, SEKRETAR I PERGJITHSHEM I LIGES SE BOTES ISLAME

Në këtë ditë e shenjtë mbushur me harmoni, besimtarët duke uruar njëri-tjetrin ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me të gjithë

Lexo gjithashtu
Total
0
Share