Tirana vishet kuqezi në prag të 28 Nëntorit

Zbardhen detajet nga “Parada e shqiptarëve”

“Tirana është veshur kuqezi, ndërsa festa ka filluar në kryeqytetit për festën e Pavarsisë. Mbi 5 mijë shqiptarë kanë ardhur nga trevat shqipfolëse për ta festuar këtu Ditën e Flamurit.”

Marko Kepi: Kam ikur i vogël 10 vjeç, por hera e parë që mbaj mend ta festoj kështu Ditën e Pavarësisë. Kemi arbëreshë që kanë ardhur nga Italia, nga diaspora. Më shumë se 145 grupe që do të jenë grupe vallesh, 2 mijë e 500 veta që do të jenë me veshje kombëtare shqiptare.

Andi Seferi: Është menduar që rreth orës 11, të fillojë grupimi tek sheshi “Nënë Tereza” dhe për ta finalizuar tek sheshi “Skëndërbej” me ngritjen simbolike të një flamuri.

Marko Kepi, Presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare”, tregon më shumë detaje për paradën, ndërsa kërkon që vitet e ardhshme të jenë shqiptarët ata që t’i bashkohen paradës së njohur në New York.

“Shpresoj ta bëjmë edhe në New York, siç e bëmë këtu me Bashkinë e Tiranës, por ta bëjmë me të gjitha bashkitë shqiptare që të vijnë edhe atje.”

Ky grup ka ardhur nga përtej oqeanit që 111-vjetorin e Pavarisë ta festojnë në kryeqendrën e Shqipërisë. Të veshur me simbolet kombëtare, të shoqëruar edhe nga fëmijët, ata tregojnë emocionet që festën e flamurit po e festojnë për të parën herë në mëmëdhe.

“Duam që këtë të ja përçojmë edhe fëmijëve tanë sepse është gjëja më e bukur.”

Pjesë e Paradës nesër do të jenë edhe efektive të policisë së New Yorkut, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët çdo vit kanë çelur paradën shqiptare.

“Jam shumë e emocionuar që jam në Tiranë për herë të parë. Është një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.”

“Duket shumë bukur si e kanë rregulluar këtë vend për Pavarësinë.”

Prezentë do të jenë edhe 27 Komuna arbëreshe, ndërsa nënkryetari i bashkisë Andi Seferi, i bën thirrje qytetarëve që nesër ta shmangin sa më shumë qarkullimin me makina.

“Do të doja të ju drejtohesha të gjithë qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj parade gjigante. Nga ana tjetër, do të doja të ju kërkoja që të minimizonin lëvizjet me makinë.”

28 Nëntori do të përmbyllet me Folk Fest, ku ansamblet popullore të trevave shqipfolesë do të performojnë këngë dhe valle shqipe.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share