Tirana “pushtohet” nga shiu dhe breshëri, Policia apelon drejtuesit e mjeteve: Kujdes

Tirana është përfshirë këtë mbrëmje (6 mars) nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, duke bërë që të ketë edhe vështirësi në qarkullim.

Policia e Shtetit thotë se për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe breshër, në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, si dhe në akse të tjera rrugore, lëvizja e mjeteve ka qenë e vështirë pasi ka prani uji në rrugë dhe kufizim i pamjes për shoferët.

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të kenë shpejtësi mesatare, të ruajnë distancën dhe të përmbahen nga parakalimet e gabuara pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i lartë.

Po ashtu shërbimet e Policisë Rrugore, me mjete inteligjente, po monitorojnë qarkullimin në të gjitha akset rrugore. Drejtuesit duhet të telefonojnë 112 në rast nevoje dhe shërbimet e policisë do t’ju vijnë në ndihmë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share