Tirana e Durrësi, epiqendra e turistëve të huaj/ Topuzi: Dominojnë ata nga Europa dhe grupet individuale

TIRANA E DURRËSI, EPIQENDRA E TURISTËVE TË HUAJ

Turistët nga Europa zënë peshën kryesore të vizitorëve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe dhe kryesisht përdorin më shumë rrugët ajrore për në vendin tonë. Sipas turoperatorëve, vizitorët e shumtë janë kryesisht të organizuar në mënyrë individuale që kërkojnë të eksplorojnë vendin nga Veriu në Jug.

Flukset turistike gjatë kësaj periudhe janë të përqëndruara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si dy pikat kryesore të mbërritjes të tyre. Sipas kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi pjesën më të madhe të vizitorëve e zënë ata nga Europa, por nuk mungojnë as nga Rajoni.

Porta hyrëse kryesore e turistëve që zgjedhin si destinacion Shqiperinë, mbetet Aeroporti “Nënë Tereza”, duke mos lënë mënjanë edhe rrugët tokësore.

Përgjithësisht ka më shumë turiste të organizuar në mënyrë individuale që vizitojnë vendin tonë.

Ekspertët shprehen se vendi ynë duhet të synojë turizmin elitar dhe mbi të gjitha të shtojë kapacitetet akomoduese për përballimin e fluksit të vizitorëve, ku për 6 muajt e parë të 2024 rezultuan mbi 4.5 milionë turistë./tvklan.mk/

GAZETAR: MAKSI RAMA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share