Për shkak të problemeve me sistemin TIMS të policisë që është sulmuar kibernetikisht nga hakerat iranianë, pasagjerët që udhëtojnë përmes aeroportit të Rinasit duhet të paraqiten 2 orë e gjysmë përpara.
Njoftimi është bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës që sqaron se fluturimet vazhdojnë sipas planit.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim”, njofton aeroporti i Tiranës.
Për shkak të mosfunksionimit të sistemit TIMS, regjistrimi i të dhënave të qytetarëve nga policia kufitare bëhet manualisht nëpër regjistra. /tvklan.al