Ekspertët: Maskojnë propagandën përmes videove si informacione politike për fëmijët dhe të rinjtë
Ekstremistët e djathtë përdorin platforma si TikTok për të bërë për vete miliona fëmijë e të rinj. Ata e dinë mirë, si t’i fshehin informacionet që të rinjtë t’i shohin ato si përmbajtje normale politike.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë është në mediat sociale më e suksesshme se çdo parti tjetër në Gjermani. Edhe organizata e të rinjve të kësaj partie, “Alternativa e Re” përçon në TikTok mesazhe të pafiltruara nacionaliste.
TikTok është platforma perfekte për ekstremistët e djathtë. Me shumë se 20 milionë ndjekës në Gjermani, shumica adoleshentë e të rinj janë në TikTok. Ndryshe nga sa mendojnë prindërit, fëmijët e të rinjtë nuk kanë nevojë t’i kërkojnë këto video, ato u shfaqen atyre vetë. Kjo platformë sociale tregon video që nëse klikohet, komentohet apo shikohet ajo vazhdon t’u shfaqet njerëzve. Të rinjtë që shpesh nuk e kuptojnë karakterin ekstremist të videos iu ofrohen rregullisht video të tilla.
Sipas ekspertëve influencuesit ekstremistë i përgatisin videot konform kulturës e kërkesave të kohës. Fjalimet e tyre në parlamente landesh shoqërohen me tone sarkazme. Mesazhet nuk ndryshohen nga verifikime faktesh të medias. Studiuesi i mediave, Daniel Hajok nga Universiteti i Erfurtit paralajmëron se “propaganda me destinacion të caktuar është vetëm njëra pjesë. Pasoja e kësaj është se gjithnjë e më shumë të rinj mësohen me përmbajtjet dhe gjuhën e ekstremistëve të djathtë, dhe njohin kështu në tërësi edhe partinë Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë.
Detajet e takim sekret të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë për të deportuar miliona emigrantë dhe minoritete kanë çuar në një rritje të marshimeve pro-demokracisë dhe protestave në qytete në të gjithë vendin.
Suksesi i AfD-së ka ngjallur shqetësim tek partitë kryesore të Gjermanisë, të cilat kanë frikë se mund të shënojë fitore tre zgjedhje shtetërore në Gjermaninë lindore në shtator, edhe pse sondazhet e fundit kanë treguar një rënie të lehtë në mbështetje. Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka konsideruar këtë plan si “sulm ndaj demokracisë” si dhe ka përshëndetur protestat e organizuara, duke marrë vetë pjesë në to.
Klan News