“Tigrat” në aksion, arrestohet 31-vjeçari nga Shtipi

Pak pas mesnate në Shtip është arrestuar një person që po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Nga MPB thonë se i njëjti pas arrestimit është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Shtipit, ndërsa në aksion të policisë kanë marrë pjesë edhe njësiti special anti-terror “Tigrat”.

“Sot (19.12.2022) në ora 00:25 në rrugën “Karl Marks” në Shtip, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor i SPB-Shkup dhe Njësia Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë privuar nga liria M.P. (31) nga Shtipi. Ndaj tij, me urdhër të Gjykatës Themelore të Shtipit, janë lëshuar dy urdhëresa qendrore për vuajtje të dënimit me burgim total prej gjashtë vjetësh për veprat penale “grabitje” nga neni 237 dhe “pengimi i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare” nga neni 382 i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Shtipit për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share