Kanë kaluar vetëm pak ditë nga sulmi ndaj portierit Dmitrovic në ndeshjen e “Europa League” mes PSV dhe Sevilla dhe fatkeqësisht futbolli duhet të përballet me një tjetër episod dhune, shumë të ngjashëm.
Edhe kjo dhunë u shfaq në një ndeshje të vlefshme për një kompeticion ndërkombëtar, përkatësisht Ligën e Kampionëve Afrikane. Pamjet bënë xhiron e botës. Protagonist është një tjetër “mbrojtës ekstrem”, i cili u detyrua të përdorte rrugën e vështirë pas sulmit që pësoi nga një tifoz, i cili pushtoi fushën.
https://twitter.com/_PalancasNegras/status/1634873562292170754