Tifozët izraelit u sulmuan në Amsterdam! Kryetarja e Amsterdamit merr masa urgjente në të gjithë qytetin

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, ka folur për trazirat në këtë qytet holandez dhe ka bërë të ditur se ka miratuar një urdhëresë emergjente për të gjithë qytetin.

Siç thuhet, dekreti i urgjencës i referohet ndalimit të demonstratave në Amsterdam si dhe ndalimit të veshjeve dhe sendeve që mbulojnë fytyrën.

“Amsterdami po lë prapa një natë të errët dhe është ende errësirë edhe sot. Djem me skuter erdhën në qytet dhe ata ikën nga policia. Fakti që kjo po ndodh në qytetin tonë është e patolerueshme dhe e pakëndshme. Qyteti ynë është dëmtuar thellësisht dhe kultura jonë është e rrezikuar”, tha ajo.

Halsema pohoi gjithashtu se tifozët e Maccabit nuk njihen si problematikë, gjë që është krejt në kundërshtim me sloganet që ata bërtisnin në rrugët e qytetit.

Ajo theksoi se për të gjitha ngjarjet do të nisë një hetim.

“Jam e zemëruar. Ka frikë, tmerr, zemërim dhe mosbesim. E them këtë në emër të bashkisë së Amsterdamit. Lufta në Lindjen e Mesme dhe ngjarjet po përhapen dhe po kërcënojnë edhe qytetin tonë”, përfundoi ajo.

Ndryshe, qindra tifozë të skuadrës së futbollit Maccabi Tel Aviv u sulmuan në Amsterdam të enjten mbrëma teksa largoheshin nga stadiumi pas një ndeshjeje në Ligën e Evropës kundër skuadrës holandeze Ajax, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 5-0. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share