Tifozët grekë bëjnë shqiponjën dykrenore në ndeshjen e Euroligës në Beograd

Partizani i Beogradit dhe Panathinaikosi grek janë përballur të enjten mbrëma në kryeqendrën e Serbisë në ndeshjen e xhiros së 14-të të Euroligës në basketboll.

Ka pasur përplasje mes tifozëve, ndonëse në distancë, ndërsa mediat në Serbi i kanë
kushtuar shumë vëmendje një veprimi të tifozëve të klubit grek.

Tifozë të Panathinaikosit, të grupuar në tifo-grupin “Gate 13”, kanë provokuar tifozët e klubit beogradas duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare.

“Grekë, turpi ju mbuloftë! Tifozët e Panathinaikosit në mes të Beogradit provokojnë me simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe”, është titulli i shkrimit të sajtit “novosti.rs”.

Sipas këtij mediumi, tifozët e Panathinaikosit kanë raporte vëllazërore me tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”.

“Gjithsesi ky është një veprim turpërues për Greqinë, vendin që ka raporte vëllazërore e miqësore me Serbinë”, shkruan tutje “Novosti”.

Sajti tjetër beogradas, “sportal.rs”, ka shkruar: “shqiponja shqiptare në mes Beogradit, grekët provokojnë në ndeshjen kundër Partizanit”.

Tifozët e klubit grek ishin të rrethuar nga forcat e policisë, por kanë pasur përplasje verbale me tifozët e Partizanit, që në fund e fitoi ndeshjen.

“Njëri prej tifozëve madje e shfaqi shqiponjën shqiptare. Supozohet që ishte reagim në flamurin e PAOK-ut që u shfaq në arenë”, shkruan “sportal.rs”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share