#Thuaje, Luana Vjollca ngre peshë skenën e Zemër Luana! Mesazhet e forta nuk mungojnë as në episodin final

Gjatë 15 episodeve të “Zemër Luana”, autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ka dhënë gjithmonë mesazhe të forta për gratë dhe vajzat, për t’u dhënë atyre më shumë forcë, nëpërmjet dritares të saj mediatike, ashtu siç Luana shprehet.

Ndonëse këtë episod të 16 dhe final Luana ka vendosur ta hapë në një tjetër formë programin e saj. Ajo ka kënduar katër nga këngët e saj, të projektit #Thuaje, një projekt ky mjaft i suksesshëm nga Luana Vjollca dedikuar pikërisht atyre, grave!

Luana ka kënduar këngët Si njerëz, Trauma, Isha, A me ra, ku të gjitha përmbajnë mesazhe mjaft domethënëse si: Si njerëz, e cila flet për bullizimin që i bëjmë njëri tjetrit, në rrjetet sociale dhe më gjerë. E Luana bën vetëm një thirrje: a mundemi te sillemi “si njerëz”.

Trauma: Kjo këngë flet per traumat e gjithë kujt duke përgjithësuar secilin prej nesh që ka një traumë të fshehtë, të vjetër, për të cilën nuk flasim.

Isha: Një këngë motivuese që frymëzon çdo grua se mund t’ja dalë të arrijë ëndrrat e saj pa pasur nevojën e askujt, pa pasur dikë që ja hap rrugën.

“A me ra” është kënga që Luana i ka dedikuar mamit të saj e cila rriti e vetme, katër vajza. Luana tregon sesi e ëma u rimëkëmb dhe ha doli.

Luana ka shoqëruar këtë performancë, me trupën e baletit në një koreografi të veçantë veshur me të bardha, për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share