Mark Zuckerberg është shprehur se platforma më e re e Meta, Threads ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.
Rivali i X arriti mbi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditët e para të lançimit të tij. Por vetë Zuckerberg ka pranuar se shifra ka rënë.
Thread u kritikua për funksionalitetin e kufizuar në momentin e lançimit. Meta ka shtuar disa opsione si ndarja e postimeve të personave që ndiqni dhe atyre të rekomanduara si dhe përkthimin e postimeve.
Drejtori i produkteve të kompanisë, Chris Cox tha se tashmë fokusi është hedhja e “grepave me qëllim kapjen” e njerëzve për në platformë. Sipas tij, duhet të sigurohen që “njerëzit në Instagram të shohin postimet e rëndësishme në Threads”.
Dy platformat janë të lidhura ngushtë sepse për të pasur një llogari në Threads, fillimisht nevojitet të jeni përdorues i Instagram./tvklan.al