Fiorentina po kërkon një ndryshim në portë këtë sezon, dhe një emër që po bëhet gjithnjë e më i përmendur është ai i portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Pavarësisht paraqitjes së mirë të Pietro Terracciano me “Violët” në sezonin e fundit, klubi po hulumton mundësinë e një transferimi për të forcuar pozitën e portierit.
Strakosha, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë te Brentford, tregoi një formë të shkëlqyer në Euro 2024, duke u bërë një prej lojtarëve më të mirë në fushën e “Legjionarëve”. Ai shpëtoi jo pak herë nga gola të sigurtë dhe u bë një faktor kyç për Kombëtaren shqiptare.
Ndërsa Fiorentina synon të rikthejë Strakoshën në Serie A, duhet theksuar se ai dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent. Tani mbetet për t’u parë nëse klubi do të vendosë të bëjë një ofertë për të.